29 Mars 2024

Aksionet e Twitter bien rreth 5 për qind pasi Musk heq dorë nga blerja

New York, 12 korrik - Aksionet e rrjetit social Twitter ranë rreth 5 për qind përpara hapjes së bursës amerikane të hënën, pasi miliarderi Elon Musk u tërhoq nga marrëveshja 44 miliardë dollarëshe për ta blerë rrjetin social.

Aksionet ranë me 4,9 për qind në 35 dollarë amerikanë në orën 8:00 të mëngjesit EDT (12:00 GMT), pasi u mbyllën me 36.81 dollarë të premten në New Jork.

Vlera e tregut e kompanisë ra në rreth 28.1 miliardë dollarë me një humbje prej rreth 1.4 miliardë dollarë.

Drejtori i Përgjithshëm i Teslas, Elon Musk, njoftoi të premten vonë tërheqjen e tij nga marrëveshja për blerjen e rrjetit social Twitter, duke përmendur mungesën e informacionit në lidhje me llogaritë e rreme. Megjithatë, Twitter thotë se do të padisë Musk-in për mos respektimin e kontratës.

Në muajin maj, Musk tha se marrëveshja e blerjes nuk mund të realizohej derisa të pastroheshin informacionet rreth llogarive të rreme.

Më 21 qershor, bordi i drejtorëve të kompanisë Twitter këshilloi që aksionarët njëzëri të miratojnë ofertën nga Musk.

Më 16 qershor, Musk tha se donte që Twitter të kishte 1 miliard përdorues, si dhe paralajmëroi largime nga puna në takimin e tij të parë me punonjësit e kompanisë, si dhe përsëriti kërkesën për abonime me pagesë, duke argumentuar se përdoruesit duhet të paguajnë për t'u informuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)