16 Prill 2024

Adoloshentët krijojnë projekte inovaive në kuadër të garës Sfida e Dizajnit

Prishtinë, 17 mars - Programi i USAID-it After School Support for Teens (ASSET) / Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt  në bashkëpunim me Fondacionin IPKO organizojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën “Sfida e Dizajnit 2022”.

Këshilltarja për Arsim Profesional e Ministres për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion, znj. Majlinda Rizvanolli dhe Zyrtari për sektorin privat nga Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar Methju Kulinane do të marrin pjesë në këtë ceremoni.

Qëllimi i sfidës së këtij viti ishte të nxiste të rinjë nga shkolla  të mesme të larta të Kosovës të punojnë në ekipe dhe të përdorin shkathtësitë e tyre kreative dhe të zgjidhjes së problemeve për  pesë sfidat si: Krijimi i videove të karrierës; Krijimi i pajisjes për matjen e nivelit të zhurmës; Krijimi i pajisjes për kursimin e energjisë elektrike; Krijimi i fermës së mençur për rritjen e bimëve dhe Zgjidhja e një problemi në shkollë.

Nxënësve u është kërkuar të krijonin pajisje bashkëkohore që synojnë të ndihmojnë komunitetin në të cilin ata jetojnë.

Në vitin e 4-të të organizimit të kësaj gare gjithsej 20 shkolla nga e gjithë Kosova dorëzuan 39 projekte.

Programi në bashkëpunim me Fondacionin IPKO organizon një ekspozitë të projekteve fituese dhe ceremoninë e ndarjeve të çmimeve për këto shkolla.

Në ceremoni do të jenë  nxënësit, mësimdhënësit, pjesëtarët e panelit vlerësues dhe organizatat partnere.

Çmimet përbëhen nga një trofe, certifikatë dhe kupon në vlerë monetare që shkolla mund ta shfrytëzojë për të blerë paisje dhe materiale të nevojshme për punë praktike.

Në ngjarje do të ofrohen edhe disa çmime speciale për ekipet fituese nga partnerët e Programit.

Gara “Sfida e Dizajnit” është organizuar për katër vite me radhë dhe ka përfshirë rreth 700 nxënës nga shkollat e mesme të larta publike të Kosovës të cilët kanë dorëzuar rreth 150 projekte të ndryshme.

Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” financohet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)