19 Prill 2024

98 për qind e ekonomive familjare në Kosovë kanë qasje në Internet nga shtëpitë

Prishtinë, 21 tetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Rezultatet e Anketës së përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2022.

Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë  informative dhe komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individë të kategorisë 16-74 vjeç.

Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2022 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në Internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisjeje, me 97.9%.

Ndërsa, 1.8% e ekonomive familjare kanë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në Internet nga asnjë lloj pajisjeje.

Po ashtu, nga të dhënat, rezulton se përdorimi i Internetit nga meshkujt dominon me 55.2%, krahasuar me femrat me 43.6%.

Ndërsa, grup-mosha që ka pasur qasje në Internet me përqindje më të lartë është grup-mosha 35-44 vjeçare me 21.8%.

Ndërkaq, përdorimi i Internetit për të blerë ose porositur mallra dhe shërbime përmes Internetit në tre muaj para intervistës ishte 51%.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)