20 Prill 2024

96 për qind e ekonomive familjare në Kosovë kanë qasje në internet nga shtëpitë

Prishtinë, 16 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2020.
 
Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe të komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç.
 
Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2020 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisje prej 96.4%, ndërsa 3.4% e ekonomive familjare janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisje.

Qasja në internet kryesisht ka qenë nga telefoni celular, pasuar nga laptop/kompjuter portativ, kompjuter desktop, tablet etj.
 
Ndërkaq përdorimi i internetit për qëllime private për shfrytëzimin e shërbimeve publike online për të procesuar kërkesat/shërbimet janë vërejtur ndryshime në përqindje krahasuar me vitin 2019. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)