05 Shkurt 2023

200 të rinj certifikohen për shkathtësi digjitale dhe të TIK

Prishtinë, 25 shkurt - Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK.
 
Ceremonia e certifikimit organizohet për dhënien e Certifikatave për rreth 200 të rinj që morën pjesë në programin 300 orësh të trajnimeve të avancuara në njërën nga tri modulet e trajnimeve: Java Programming, Cyber Security dhe Web Development, gjatë katër muajve të kaluar, ofruar nëpërmjet trajnerëve me përvojë  vendore e ndërkombëtare.  

Certifikatat jepen për të rinjtë që kanë kaluar me sukses provimin final dhe për ata që kanë ndjekur me sukses programin trajnues në Shkathtësitë Digjitale dhe të TIK-ut, me qëllim të promovimit të qëndrueshmërisë së arritjeve kryesore të projektit duke ofruar edhe rekomandime për shkathtësitë e TIK-ut te të rinjtë, duke qenë të gatshëm të ofrojnë shërbimet e tyre për sektorin e TIK-ut.

Projekti është i disenjuar të adresojë mungesat e fuqisë punëtorë të trajnuar për sektorin kosovar të TIK (ICT) nëpërmjet ofrimit të trajnimeve të avancuara e moderne në TIK për të rinjtë kosovarë.

Projekti mbështet përmirësimin e dijes  dhe shkathtësive digjitale të të rinjve duke ju ofruar pastaj mundësitë për të siguruar punësim te bizneset vendore të TIK, të fillojnë bizneset e tyre të reja përmes qendrave ekzistuese të inovacionit ose inkubatorët në Kosovë osë të punojnë si freelancer/konsultent të TIK-ut.

Në anën tjetër, projekti synon të kontribuojë në rritjen  e shkathtësive biznesore të sektorit të TIK-ut dhe promovojë produktet e shërbimet e tyre nëpërmjet organizimit të trajnimeve biznesore dhe eventeve B2B në vendet e BE, promovimin e digjitalizimit të sektorëve tradicional biznesor duke sjellë bashkë bizneset e TIK me kompani prej sektoreve tjerë të rëndësisshëm të ekonomisë. Projekti bazohet në arritjen e  rezultateve sikur në vijim:
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)