16 Prill 2024

Zidan: Kurrë nuk do kërkoj falje

Francë, 1 mars - Pas katër vitesh që kanë kaluar është rikthyer duke folur sërish Zinedin Zidane rreth asaj skene jo të hijshme që ndodhi në finale e botërorit në Berlin të Gjermanisë.

Ai ishte akti i fundit i Zidan në fushën e futbollit dhe për të ishte si një njollë në karrierën e tij të mrekullueshme.

Francezi u pyet nga gazetarët në qoftë se momentalisht ai do të kërkonte falje ndaj lojtarit të Interit, Materzait, por ai mjaft i bindur u përgjigj se kjo gjë nuk do të ndodhë asnjëherë.

\"I kam kërkuar falje të gjithë botës së futbollit dhe do ta bëj sërish por Materazin  nuk do ta fal kurrë pasi për mua është një çndreim po të bëja diçka të tillë\", - deklaroi ish futbollisti i Juventusit dhe Realit të Madridit.

\"Në atë moment mamaja ime ishte e shtruar në spital pasi ishte e sëmurë dhe këtë gjë asnjë nuk e dinte dhe në qoftë se dikush e ka fyer në fushën e lojës unë nuk kam reaguar dhe në qoftë se kjo gjë do të ndodhte me Kaka që është një djalë shumë i mirë atëherë do të kërkoja falje, por me Materazin kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë, pasi ai nuk është si Kaka\", - këto ishin fjalët e Zidane i cili me sa duket ende nuk e ka ndryshuar mendimin e tij në lidhje me atë gjest që ndodhi në finalen e botërorit në Gjermani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)