28 Mars 2024

Zhegra së shpejti me palestër bashkëkohore sportive

Gjilan, 31 mars – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar punimet në palestrën e sporteve në Zhegër, ku ka thënë se sportistët brenda një viti do të kenë mundësi që t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre në një objekt bashkëkohor.

“Gjatë vizitës në Zhegër, u kujdesa që angazhimi dhe përkushtimi i binomit të bashkëpunimit qeveri-komunë në vazhdimin e punimeve në këtë infrastrukturë shumë të rëndësishme sportive për Zhegrën e Gjilanin, po shkonte sipas planit”, ka thënë me këtë rast kryetari Hyseni.  

“Sportistët e sportdashësit e këtij lokaliteti, jo më gjatë se brenda një viti, do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre në një objekt bashkëkohor i cili ua plotëson kërkesat e nevojat e tyre, duke iu siguruar kushte të përshtatshme për stërvitje e lojë”, ka theksuar kreu i Komunës, Alban Hyseni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)