21 Janar 2022

United shkarkon Solskjaer dhe emëron trajnerin e ri

Manchester, 21 nëntor - Ole Gunnar Solskjaer zyrtarisht nuk është më trajner i Manchester United. Aventura e norvegjezit në krye të klubit anglez ka ardhur në fund pas asaj disfate të rëndë në ndeshjen e djeshme ndaj Watford me rezultatin 4-1.

Kështu, pas disa orësh reflektim, drejtuesit kanë menduar se 48-vjeçari nuk mund të qëndrojë në krye të ekipit ndërsa kujtojmë se Solskjaer ishte në drejtimin e United prej 19 dhjetorit të vitit 2018, kohë kur e trashëgoi skuadrën nga Jose Mourinho.

Sakaq, në deklaratën zyrtare të klubit anglez bëhet e ditur se për momentin drejtimin do ta marrë ndihmësi i Solskjaer, Michael Carrick i cili gjithashtu e njeh më së miri klubin duke qenë se në Old Trafford ka shërbyer edhe në rolin e futbollistit.

Ndërkohë, energjitë e drejtuesve tashmë do të përqendrohen për të gjetur trajnerin e ri, teksa dëshira e Djajve të Kuq është të nënshkruajnë me Zinedine Zidan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)