26 Shtator 2021

UEFA nis hetimet për ngjarjet në finalen e EURO 2020

Paris, 13 korrik - UEFA filloi një hetim disiplinor kundër Shoqatës së Futbollit Anglez (FA) pas incidenteve në finalen e EURO 2020.

Procedurat disiplinore u hapën pas ndeshjes finale të EURO 2020 midis Italisë dhe Anglisë në stadiumin Wembley të Londrës, tha UEFA në një deklaratë.

"Në përputhje me nenin 31 (4) DR, një Inspektor Etik dhe Disiplinor i UEFA-s është caktuar të kryejë një hetim disiplinor mbi ngjarjet ku u përfshinë tifozë që ndodhën brenda dhe rreth stadiumit", thuhet në njoftim.

FA gjithashtu përballet me katër akuza: Pushtimi në fushën e lojës nga mbështetësii saj; hedhja e objekteve nga mbështetësit e saj; shqetësimi i shkaktuar nga mbështetësit e saj gjatë himnit kombëtar dhe ndezja e një fishekzjarri nga mbështetësit e saj.

UEFA gjithashtu tha që çështja do të merrej nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinor i UEFA-s me kohë.

Ekipi anglez humbi nga Italia natën e së dielës në gjuajtjet e penalltive.

Italia është kurorëzuar kampione e EURO 2020, duke fituar trofeun e tyre të parë evropian që nga EURO 1968.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjofca, bën homazhe në Abri të Epërme, në 23-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në këtë fshat. (Abri e Epërme, ora 14:30)