27 Shtator 2022

UEFA fillon hetimet për fyerje raciste drejt Zlatan Ibrahimovic në Beograd

Gjenvë, 23 shkurt - UEFA ka caktuar një hetues disiplinor të martën për të parë pretendimet se Zlatan Ibrahimoviç ishte abuzuar në mënyrë raciste kur AC Milan luajti në Red Star Beograd javën e kaluar.

Ibrahimović ishte ulur në tribuna si një zëvendësues gjatë ndeshjes së Europa League në Serbi dhe pamjet shfaqin detaje dhe fyerje në drejtim të tij.

Abuzimi i pretenduar thuhet se kishte për synim prejardhjen ballkanike të familjes së Ibrahimoviç. Ai lindi në Suedi nga prindër nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia.

Megjithëse nuk iu shitë asnjë biletë tifozëve për këtë ndeshje, zyrtarët dhe mysafirët e klubit të Yllit të Kuq ishin në tribunën kryesore.

Rregullat disiplinore të UEFA i bëjnë klubet vendase përgjegjëse për incidentet brenda stadiumit të tyre.

UEFA nuk dha asnjë afat kohor që hetuesi i saj të raportojë në komitetin disiplinor.

Milani pret ndeshjen e dytë të enjten pasi barazoi në Beograd 2-2.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)