23 Shtator 2021

Trippier pezullohet me 10 javë nga ndeshjet

Madrid, 23 dhjetor - Mbrojtësi i Atletico Madridit, Kieran Trippier u pezullua sot me 10 javë nga ndeshjet e futbollit për shkelje të rregullave të basteve në një dënim nga Federata e Futbollit Anglez që zbatohet në të gjithë botën.

Sjellja e pahijshme, e cila është mohuar nga Trippier, ndodhi në korrik 2019, në muajin kur ai u largua nga Tottenhami për në Atletico.

FA tha se një komision i pavarur rregullator provoi katër nga shkeljet, të cilat gjithashtu gjobitën Trippier me 70 mijë funta (94 mijë dollarë), por hodhi poshtë tre pretendime gjatë një seance personale.

Ndalimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen ndërsa Atletico kryeson ligën spanjolle. Trippier për shkak të pezullimit nuk do të luajë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat në raundin e 16 në shkurt.

Ndalesa skadon para se përfaqësuesja e Anglisë të fillojë me ndeshjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)