24 Korrik 2021

Torres shpreson ta fitojë Kupën Botërore

Madrid, 7 mars - Njëshi i Liverpoolit, Fernando Torres, është i bindur se Spanja mund t’ia shtojë titullit të Euro 2008 edhe trofeun e Kupës Botërore gjatë kësaj vere.

Ai dhe bashkëlojtarët e tij kanë fituar 42 nga 45 takimet e fundit, përfshirë këtu edhe triumfin në kampionatin evropian në vitin 2008.

“Tash e dimë se çfarë ndjenje është të jesh ekip fitues pasi kemi fituar kampionatin evropian dhe kjo na jep më shumë vetëbesim. Lojtarët mendojnë se ata mund të fitojnë, por aty janë edhe brazilianët dhe argjentinasit të cilët mendojnë ngjashëm”.

“Të gjitha top ekipet kanë shans, Spanja po ashtu. Kemi shanse. Duhet vetëm të luftojmë, të shkojmë atje me krenari, të përpiqemi dhe të luajmë futboll dhe të kënaqemi. Dhe pastaj do të shohim se çfarë ndodh në fund”, ka thënë Torres.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)