25 Shtator 2021

Talibanët ua ndalojnë grave sportin

Kabul, 9 shtator - Nënkryetari i Komisionit Kulturor të Afganistanit ka thënë se grave nuk iu lejohet të luajnë kriket dhe mbase asnjë sport tjetër.

Kriketi është një lloj sporti mjaft i popullarizuar në Afganistan. Deklaratën e tij e ka cituar transmetuesi publik australian SBS.

"Unë mendoj se gratë nuk do të lejohen të luajnë kriket sepse nuk është e nevojshme që gratë të luajnë kriket", citoi medium australian të ketë thënë Ahmadullah Wasiq, në një intervistë më 8 shtator.

Sipas tij, ky lloj sporti mund të zbulojë fytyrën dhe trupin e grave prandaj “Islami nuk lejon që gratë të shihen në atë mënyrë”.

Në arsyetimin e tij ai ka thënë se tani jemi në epokën e mediave dhe mund të publikohen fotografi dhe video të grave të cilat pastaj njerëzit mund t’i shikojnë.

Gratë në Afganistan po përballen me një të ardhme të pasigurt pasi talibanët kanë marrë pushtetin. Të njëjtën situatë janë edhe sportistët. Gjatë sundimit të tyre të viteve 1990, talibanët ndaluan shumicën e formave të argëtimit dhe shumë sporte.

Wasiq muajin e kaluar i tha SBS-së se talibanët do të lejonin që sporti i kriketit të luhet nga burrat dhe se kishte dhënë miratimin që ekipi kombëtar i meshkujve të udhëtonte në Australi për një ndeshje në nëntor.

Por, pas deklaratës së fundit të talibanëve për kufizimin e sportit për gratë, Cricket Australia tha më 9 shtator se, nëse informacionet për ndaljen e sportit për gratë dalin plotësisht të vërteta atëherë ndeshja nuk do të zhvillohet.

“Vizioni ynë është që kriketi është një sport për të gjithë prandaj ne i mbështesim gratë në këtë sport”, tha Cricket Australia përmes një deklarate.

Ministri australian i Sportit, Richard Colbeck, kritikoi vendimin e talibanëve për sportin e grave.

"Përjashtimi i grave nga sporti në çdo nivel është i papranueshëm", tha Colbeck në një deklaratë.

"Qëndrimet e talibanëve ndaj grave dhe të drejtave të tyre individuale nuk duhet të pranohen nga bashkësia sportive ndërkombëtare", tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)