30 Janar 2023

Suarez mund të rikthehet te Liverpool

Liverpool, 25 mars - Një kthim i bujshëm i Anfield për Luis Suarez thuhet se mund të jetë në lojë nëse Mohamed Salah largohet këtë verë, së bashku me trajnerin Jurgen Kloop.

Uruguajani u adhurua në Anfield derisa u largua për t'u bashkuar me Barcelonën në 2014. Ai u zhvendos te klubi Nou Camp në fund të sezonit të kaluar dhe po kryeson udhëheq misionin për fitimin e titullit të Atletiko Madridit.

Por Suarez, 34 vjeç, mund të mos qëndrojë me Atletico dhe nëse Salah largohet nga Liverpool në një lëvizje të madhe parash, Reds mund të mirëpresin ish-sulmuesin e tyre, sipas faqes spanjolle Fichajes.

Pavarësisht nga fakti që Suarezit po i afrohet fundit të karrierës së tij, ai ka qenë në formë mbresëlënëse këtë sezon me Atletikon e Madridit.

I ‘djegur’ nga mënyra e trajtimit të tij në Barcelona, ai është frymëzuar për të shënuar 19 gola në 25 ndeshje me Atletico që kryeson garën për titull.

Ai ishte lojtari kycc në Liverpool pasi u bashkua pas largimit nga Ajaksi në 2011, duke shënuar 82 herë në 133 ndeshje, por mosha dhe kërkesat e tij për paga nuk duket se i përshtaten modelit të nënshkrimeve të FSG.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)


- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)