24 Shtator 2021

Statuja e Fadil Vokrrit drejt përfundimit

Prishtinë, 10 gusht - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar artistin llapjan Agron Blakçori, i cili është duke e skulpturuar statujën e Fadil Vokrrit.

Ministrja Dumoshi tha se sot ka qëndruar në Llap për një arsye të veçantë, e cila konfirmoi se statuja e Fadil Vokrrit është në përfundim. “Më mrekulloi deri në emocion mjeshtëria dhe reflektimi i Fadilit, të cilin shpejt do ta kemi në bronz”, paralajmëroi ministrja.

Ministrja Dumoshi ka bërë të ditur se faza e modelimit veçse ka përfunduar. Shumë shpejt do të përfundojë faza e gipsit dhe puna do të kurorëzohet me derdhjen në bronz të statujës së Fadil Vokrrit, e cila do të ketë një vijë vertikale 3.5 metra.

“Shpirtin e Fadilit vërtetë nuk e pasqyron asnjë statujë sepse madhështia e tij dominon secilën skalitje. Sidoqoftë, vetëm kështu do ta ruajmë të përjetshëm kujtimin për të, të përjetësuar për vendin ku ai dha gjithë dijen, potencialin e energjinë”, deklaroi ministrja Dumoshi me rastin e inspektimit të fazës së punimit të statujës së Vokrrit.

Ministrja shfrytëzoi rasti edhe për ta falënderuar për punën, skulptorin llapjan Agron Blakçori, i cili me angazhimin e tij të pareshtur po e punon denjësisht statujën e legjendës Fadil Vokrri.

"Reflektimi i Fadilit të skalitur, do të jetë frymëzim për gjeneratat e reja të sportistëve të cilët falë punës e përkushtimit të tij, sot prekin majat e sukseseve sportive nëpër botë", dha si mesazh ministrja.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Banka Qendrore e Kosovës mbanë konferencë për shtyp. (Objekti i BQK-së, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)