19 Qershor 2021

Spanja shkel Francën ndërsa Anglia përmbys Egjiptin

Paris, 4 mars – Kampioni i Evropës në fuqi, Spanja, ka dalë fitues kundër Francës, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Stade de France të Saint-Denis.

Furia e Kuqe ka fituar me rezultat prej 2-0 kundër Les Bleus, për të konfirmuar edhe njëherë statutin e favoritit për ta fituar Kampionatin Botëror 2010.

David Villa (21’) dhe Sergio Ramos (45’) i dhanë fund ndeshjes që në pjesën e parë, duke qenë se në fraksionin e dytë të lojës nuk pati gola.

Ndërsa Tre Luanët kanë shënuar fitore prej 3-1 përballë kampionit të Afrikës, Egjiptit. Faraonët kaluan të parët ne epërsi me anë të Mohamed Zidan (23’) dhe me avantazh minimal prej 1-0 mbyllën pjesën e parë.

Mirëpo, në pjesën e dytë, anglezët u treguan efikas duke arritur të shënojnë tre gola. Njëherë Peter Crouch barazoi rezultatin (57’), ndërsa Shaun Wright-Phillips krijoi epërsinë për Anglinë (75’).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Crouch me golin e dytë personal në ndeshje (80’).

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)