19 Qershor 2021

Shpetim Shala i rikthet ringut

Prishtinë, 2 mars - Afër një viti pauzë, Shpetim Shala i rikthet ringut. Nën organzimin e FboxprofK- “Federata Profesioniste Boksit të Kosovës” do të mbahet spektakli i parë i boksit profesionist në vendin tonë nën ombrellën e institucionit të sapo formuar. 

 

Me 28 Mars në palestrën Karagaq në Pejë, adhuresit e boksit do të kenë mundësin të shohin luftën e parë prefesioniste në qytetin e Pejës, pra kjo date shënon histori për qytetin e Pejës.

Shpetim “Albanian Bomber” Shala, 6-0 (2 KO) do të luftoj kundër Michal Tomko, 0-7 nga Sllovakia. Shala edhe në vitin 2008 ka boksuar kundër sllovakut, ku patë shënuar fitore me vendim unanim pas katër raundeve.

Menagjeri i Shpetim Shalës, Nexhmedin Zeka nuk ka dashur të gjejë ndonjë kundërshtar më të fortë,  për një arsye,  sepse  Shpetimi ka një vit që nuk ka boksuar dhe ai dëshiron që të rikthehet me një luftë të lehtë ndaj fitoreve të radhës.  Sllovaku Tomko ka një histori të keqe kundër shqiptarëve pasi ka humbur edhe nga Orial Kolaj dhe Vigan Mustafa.

Organizimi i kësaj mbrëmje do të jetë me një bashkëpunim me Federatën e Boksit Amator të Kosovës. Para duelit Shala dhe Tomko do të zhvillohen edhe gjashtë parameçe të boksit amator.

Artan Vërbica

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)