28 Mars 2024

Shkruhet historia në volejbollin kosovar

Caorle, 20 dhjetor - Në seminarin dhjetë-ditorë që u zhvillua në Caorle të Italisë, Istref Elezaj shkëmbeu përvojat me gjyqtarë të tjerë evropianë të volejbollit dhe eventualisht mori licensën ndërkombëtare, pasi fillimisht ishte rekomanduar nga Federata e Volejbollit të Kosovës.

Pjesë e këtij seminari ishin shumë shtete të cilat tashmë kanë krijuar kontinuitet të paraqitjeve dhe licensimeve në arenën ndërkombëtare, që e nënvizon sa sfiduese ishte për dikë që merr pjesë për herë të parë.

Në reagimin e tij pas marrjes së licensës, Elezaj ka falënderuar krerët e FVK-së për nominimin - kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm - së bashku me kolegët e tjerë nga shoqata e gjyqtarëve.

Vlen të theksohet se paraqitjet e pjesmarrësve në seminarin e Caorles vlerësoheshin në dy nivele: 'Good' dhe 'Very Good', me këtë të fundit që pak arritën ta siguronin por në mesin e këtij numri të vogël me këtë nivel performance ishte edhe Elezaj.
 
Përndryshe, ky rezultat fantastik pritet t'i japë shtysë të menjëhershme Elezajt për ndarje të drejtësisë në arenën ndërkombëtare, teksa pritet qysh në prill të angazhohet nga CEV.

Istref Elezajt i urojmë edhe më shumë suksese në të ardhmen dhe e falënderojmë për punën e jashtëzakonshme që ka bërë dhe vazhdon të bëjë në volejbollin kosovar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)