29 Mars 2024

Sevilla - Atletico Madridi në finale të kupes

Madrid, 13 shkurt - Edhe pse ka pësuar humbje me rezultat 3-2 si mysafir i Racing Santanderit, Atletico Madridi është kualifikuar në finale të Copa del Rey, falë fitores së thellë në ndeshjen e parë gjysmëfinale. “Jorganxhinjtë” përballjen e parë e kishin fituar me rezultatin 4:0.

Ndërkohë gjatë kësaj fundjave  në La Liga, në program janë ndeshjen e javës së 22-të.  Fundjavën e futbollit spanjoll në ALSAT-M të shtunën në ora 20:00 do ta hapin Herez – Real Madrid, ndërsa dy orë më vonë në transmetim të drejtpërdrejtë  do të mund të ndiqni përballjen mes Viljarealit dhe Atletik Bilbaos.

Të dielën  në program janë gjashtë përballjet tjera, ndërsa në Alsat –M, në transmetim direkt në ora 19:00  do të ndiqni takimin mes Seviljes dhe Osasunës. Kryendeshjen e javës mes Atletiko Madridit dhe Barcelonës si ritransmetim mund ta ndiqni në orën 23.

 

Duke filluar nga kjo javë drejtuesit e Primera Divizionit, kanë vendosur që disa ndeshje të zhvillohen edhe gjatë ditës së hënë dhe të parët që do të luajnë të hënë janë futbollistët e Tenerifes dhe Majorkës.

Sporting G - Valencia
Xerez - Real Madrid
Villarreal - Athletic Bilbao
Espanyol - Deportivo La Coruna
Getafe - Almeria
Racing S - Malaga
Valladolid - Zaragoza
Sevilla - Osasuna
Atletico M - Barcelona
Tenerife - Mallorca

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)