28 Mars 2024

Sekretari i Minstrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë vizitoi KFOR-in

Prishtinë, 11 shkurt - Komandanti i KFOR-it Lejtnant Gjenerali Markus Bentler priti dje Sekretarin shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë Thomas Kossendey,  në shtabin kryesor në Kosova Film. 

Komandanti i KFOR-it informoi për situatën e përmirësuar të sigurisë dhe gjendjen politike në Kosovë. Si rezultat i këtij përmirësimi KFOR-i ka adaptuar strukturën e vet dhe ka arritur  numrin prej 10,000 trupave. 

Gjatë takimit Komandanti i KFOR-it that se sfidat politike janë më të vështira se sa ato  ushtarake. Sidoqoftë  pamarrë parasysh adaptimit të trupave,  misioni i KFOR-it nuk do të ndryshojë. KFOR-i do të rrisë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e Kosovës.

Tema të tjera të rëndësishme të cilat janë diskutuar janë opercionet e tanishme të KFOR-it, struktura e KFOR-it dhe ngritja e  Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ata theksuan se FSK nuk do të bëhet ushtri e Kosovës, e as nuk do të jetë zëvendësim  i KFOR-it.

Pas takimit me Komandantin e KFOR-it, Sekretari i shtetit pati një takim me Kryeministrin Hashim Thaci, Kryetarin e parlamentit Jakup Krasniqi dhe ambasadorin Gjerman Hans-Dieter Steinbach.

Sot, Kossendey do të vizitojë Trupat Shumëkombëshe “Battle Group” Jug dhe Manastirin  e Arkangjelit të Shenjtë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)