18 Prill 2024

Ronaldo përfiton një bonus prej 1 milion euro për tre gola të shënuara

Manchester, 17 prill - Cristiano Ronaldo do të përfitojë një bonus prej 1 milion Eurosh pas trigolëshit të tij të realizuar në fitoren e Manchester United kundër Norwich me rezultatin 3-2.

Sipas tabloidit anglez “The Sun”, sulmuesi portugezi aktivizoi një klauzolë në kontratën e tij, pasi shkoi në kuotën e 21 golave në këtë sezon.

37-vjeçari përfiton nga “Djajtë e kuq” 850 mijë Euro pas shënimit të golit të 20 dhe 150 mijë të tjera për tripletën e tij.

Referuar marrëveshjes mes palëve, ikona portugeze do të përfitojë 150 mijë Euro për çdo gol që do të shënojë deri në fund të sezonit.

Por, Cristiano Ronaldo ka një arsye të fortë që të luftojë për të shënuar më shumë gola deri në përfundim të Premier League.

United do ta paguajë golashënuesin më të mirë të ekipit me 1.2 milionë Euro.

Deri më tani, kjo shumë duket se do të shkojë në xhepin e portugezit, nisur nga performanca në fushë.

Nëse 37-vjeçari ia del që të shënojë 30 gola në këtë vit futbollistik, në total do të përfitojë 3.3 milionë Euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)