25 Prill 2024

Roma mbështet Mario Balotelli ndaj fyerjeve raciste

Romë, 5 nëntor - Klubi italian i futbollit Roma ka publikuar një mesazh mbështetës për futbollistin Mario Balotelli, i cili në ndeshjen Hellas Verona-Brescia në ligën e parë të Italisë që u zhvillua të dielën, u përball me brohoritje raciste nga tifozët vendas.

"Roma qëndron pranë Mario Balotellit, i cili në ndeshjen e së dielës ishte në  shënjestër të fyerjeve raciste. Racizmi është i papranueshëm, pa marrë parasysh nëse bëhet nga 20 ose 2.000 persona."

"Tani është koha për zgjedhje të anës, asaj të atyre që janë të gatshëm ta kundërshtojnë racizmin apo asaj të atyre që duan ta shkatërrojnë lojën që e duam", thuhet në mesazhin e Romës të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”, burime nga Federata e Futbollit të Italisë kanë thënë se incidenti është shkaktuar nga 20 tifozë dhe se tifozët pas golit e kanë duartrokitur Balotellin.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Veronës Federico Sboarina ka deklaruar se gjatë ndeshjes nuk kishte asgjë që ka të bëjë me racizmin dhe ka pohuar se bëhet fjalë për përpjekje për ta dënuar Veronën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)