18 Prill 2024

Ribery: Nuk jam 100 për qind i sigurt se do të shkoj te Reali

Munich, 8 mars - Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ka bërë të ditur se së shpejti do të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Francezi është në shënjestër të Real Madridit, Barcelonës, Chelseat, Manchester Unitedit dhe Juventusit, ndërsa bavarezët dëshirojnë ta mbajnë për vete.

“Do ta marr vendimin për të ardhmen time në dy-tri javët e ardhshme. Nuk jam qind për qind i sigurt nëse do të shkoj te Real Madridi. Barca është shumë e interesuar, po ashtu edhe Chelsea”.

“Po ashtu nuk do të thotë se me siguri do të largohem nga Bayern Munichu. Së shpejti do të vendos për të ardhmen time”, ka thënë Ribery për Telefoot.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)