24 Korrik 2021

Red Bull prezantoi maikinën e re në Formula 1

Herez, 11 shkurt - Ekipi i  Red Bull, të mërkurën në Herez të Spanjës e prezantoi makinën e re me të cilën do të bëjë gara në kampionatin e ardhshëm të Formula 1.

Modeli i ri i makinës  “RB6” në krahasim me makinën e vjetër ka pësuar ndryshime të vogla edhe atë para se gjithash në pjesën e aerodinamikës.

Pilot të  “Red Bull-it”, i cili sezonin e kaluar ishte renditur në pozitën e dytë edhe sivjet do të jenë gjermani Sebastian Fetel dhe australiani Mark Veber.

Të dy pilotët në kampionatin e ri po futen me ambicie të mëdha që sërish të luftojnë për titullin e kampionit në konkurrencë të ekipeve.

Para “Red Bull-it” makinat e reja i prezantuan:- Ferrari, Meklaren, Zauber, Reno, Mercedes, Toro Roso, Virdzhin dhe Forsa India. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)