17 Shtator 2021

Reali përgatit lamtumirën e Sergio Ramos

Madrid, 8 qershor - Reali i Madridit përgatit lamtumirën e Sergio Ramos pas 16 vitesh. Pavarësisht diskutimeve të gjata mes palëve për rinovimin e kontratës e cila i skadon në 30 qershor, akordi nuk është arritur me Ramos që ka refuzuar ofertat e deritanishme të Los Blancos.

Kapiteni nuk është dakort me kushtet që i ofron Reali dhe në orët e ardhshme pritet të komunikohet edhe largimi përfundimtar i 35-vjeçarit nga madrilenët.

Sipas raportimeve që vinë nga mediat spanjolle, Reali po i përgatit një lamtumirë të ngrohtë me Ramos që do të largohet si një legjendë. Gjatë 16 sezoneve që ka qenë pjesë e klubit madrilen, Sergio Ramos ka fituar 22 trofe me Los Blancos.

Sergio Ramos gjithsesi do të presë deri në momentet e fundit një ofertë të përmirësuar ekonomikisht nga Reali, por gjasat janë që ajo nuk do të vijë dhe mbrojtësi duhet të mendojë një destinacion të ri për të vijuar karrierën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Shtator 2021 - Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajčák. (Kabineti i Presidentes, ora 10:10 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Deçanit organizon promovimin e librit  “Krimet serbe në Kosovë” nga autori  Prof. Adem Lushaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 10:00)

- Nen përcjelljen e Forces së Sigurisë se Kosovës mbahet ceremonine e rivarrimit te dëshmorit Mehmetali Behluli. (Kompleksi i Varrezave te Dëshmoreve në Gjilan, ora 11:00)

- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston para ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me nxjerrjen e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë. (Para ministrisë së Shëndetësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mban konferencë për media lidhur me Marrëveshjen e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet në sektorin e energjisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin "Dita pa Makina" të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. (Sheshi i Dëshmorëve, ora 14:00)

- Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren.do të bëj prezantimin e kandidatëve për asamblistë. (Hapësirat e Lidhjes së Prizrenit, ora 18:00)