24 Korrik 2021

Reali i Madridit blen Serxho Kanalesin

Madrid, 15 shkurt - Reali i Madridit bëri të ditur se ka arritur marrëveshjen me Rasing Santander për blerjen e talentit Serxho Kanales.

“Merengues” kanë qenë prej kohësh në gjurmët e lojtarit, që prej shpërthimit të tij në fund të vitit 2009.

Dy klubet kishin më shumë se një javë që po diskutonin rreth detajeve të transferimit të mesfushorit me tipare sulmuese, ndërsa nëpërmjet një deklarate për shtyp, madrilenët deklaronin:

“Real Madrid dhe Rasing Santander gjetën akordin për transferimin e lojtarit Serxho Kanales Madrazo. Kontrata rreth 18-vjeçarit, i cili ka kushtuar 5 milionë euro, do të bëhet efektive prej 1 korrikut”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)