23 Prill 2024

Problemet ekonomike në sezonin e ri në Formula 1

Romë, 13 mars - Berni Ekleston përhap panik përpara startit të sezonit të ri në Formula 1. Ai ka lëshuar një deklaratë të çuditshme, duke deklaruar se “Ferrari kishte shumë të drejtë”.

Ajo që ngre shqetësimin më të madh, është situata ekonomike e cirkusit dhe problemet e skuadrave të reja, që vazhdojnë të mos shfaqen të qeta për të përballur kampionatin.

Në fakt, ish-skuadra Campos Dallara, që tashmë quhet Hispania Racing Team, është shpëtuar në momentin e fundit nga një miliarder i panjohur në F1 janë të shumtë ata që mendojnë se bëhet fjalë për vetë Berni Ekleston.

Ekipi për të cilin garon Bruno Sena nuk do të mungojë në startin e Çmimit të Madh të Bahreinit, pavarësisht faktit se ende nuk ka bërë asnjë provë në pistë, ndërsa makinat ende nuk kanë mbërritur në Shakhir.

 “Ferrari kishte të drejtë”, tha Ekleston për faqen gjermane “Auto Motor und Sport”. “Unë e kam thënë gjithmonë që buxheti i kufizuar deri në 45 milionë euro në sezon nuk do të kishte funksionuar. Kjo bën që skuadrat e reja të kenë buxhete të pamjaftueshme për të përballuar të gjithë sezonin”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)