26 Shtator 2021

Presidentja Osmani priti drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës

Prishtinë, 12 korrik - Në prag të lojërave olimpike “Tokio 2020”, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, u takua sot me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Presidentja Osmani e falënderoi kryetarin Krasniqi për vizitën dhe u uroi sukses pjesëmarrësve të Kosovës në lojërat olimpike.

Ajo i vlerësoi përgatitjet e KOK-ut për pjesëmarrje në këto lojëra dhe u shpreh e bindur se vajzat dhe djemtë e ekipit olimpik do të arrijnë rezultate të mira, duke e lartësuar emrin e tyre, por edhe emrin e Kosovës.  

Në anën tjetër, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi e njoftoi Presidenten Osmani me përgatitjet që po i bën KOK-u për pjesëmarrje në këto lojëra, si dhe me përgatitjet e ekipit olimpik të Kosovës.

Ai e falënderoi presidenten për përkrahjen e vazhdueshme të saj dhe të institucionit që ajo e drejton për ekipin olimpik të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjofca, bën homazhe në Abri të Epërme, në 23-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në këtë fshat. (Abri e Epërme, ora 14:30)