18 Prill 2024

Premier Liga miraton planet për të rifilluar stërvitjen

Londër, 19 maj - Klubet e "Premier Ligës" angleze kanë miratuar planet për të rifilluar stërvitjen në grupe të vogla nga e marta, si pjesë e Projektit të Rinisjes.

Lojtarët duhet të praktikojnë distancimin shoqëror në çdo kohë, ndërsa stërvitja me kontakt nuk do të lejohet në këtë fazë.

Sulmuesi i "Manchester City"-t Raheem Sterling thotë se lojtarëve u duhet stërvitje e plotë për të paktën një muaj para rifillimit.

Sterling gjithashtu vuri në dukje se shpreson që "Premier Liga" të rinisë më 12 qershor, por duhet miratimi i qeverisë.

Gjatë dy ditëve të fundit është bërë testimi për koronavirus në klubet kryesore dhe do të vazhdojë gjatë gjithë periudhës së stërvitjes dhe rifillimit në ndeshjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)