28 Mars 2024

Premier Liga angleze regjistroi 36 raste me koronavirus brenda javës

Londër, 12 janar - Premier Liga angleze ka njoftuar se gjithsej 36 lojtarë dhe pjesëtarë të stafit të klubeve kanë rezultuar pozitivë në koronavirusi gjatë javës së kaluar.

"Premier Liga mund të konfirmojë sot që midis të hënës 4 janar dhe të dielës 10 janar, gjatë dy raundeve të testimit, 2.593 lojtarë dhe staf të klubeve u testuan për COVID-19. Nga këto, kishte 36 teste të reja pozitive", thuhet në një njoftim.

Lojtarët dhe stafi që kanë rezultuar pozitiv do të merren në karantinë për një periudhë prej 10 ditësh, thuhet gjithashtu në njoftim, duke mos zbuluar identitetin e të infektuarve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)