24 Shtator 2021

Përurohet terreni sportiv në Piranë të Prizrenit

Prizren, 24 korrik - Sot në fshatin Piranë me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe të drejtorëve komunalë u bë përurimi i dy terreneve sportive.

Nëpërmjet këtyre terreneve sportive tani fëmiljët dhe banorët e fshatrave të Anadrinisë mund të luajnë futboll, hendboll, basketboll dhe volejboll në kushte moderne, me ndriçim, zhveshtore dhe banjo për sportistë.

Në një fjalë rasti kryetari Haskuka uroi që nga këto terrene të dalin sa më shumë talentë të sporteve, të cilët do të përfaqësojnë Prizrenin dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Këto fusha do të përdoren nga të gjithë banorët, nën mbikqyrjen e kryetarit të fshatit, ndërkaq për të përkujtuar lavdinë e dëshmorëve të UÇK-së, këtë kompleks sportiv emërtuam me emrin e dëshmorit të kombit “Samidin Latifi””, njoftoi Haskuka.

Ky projekt është realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe ka kosto në vlerë  prej 117,936 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Banka Qendrore e Kosovës mbanë konferencë për shtyp. (Objekti i BQK-së, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)