24 Shtator 2021

Përurohet fusha e tenisit dhe vihet gurthemeli i Qendrës Multifunksionale në Ferizaj

Ferizaj, 29 tetor - Ferizaj bëhet me fusha të tenisit. Kjo u mundësua me investimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky projekt infrastrukturor fizik u përurua sot dhe në të u investuan rreth 100 mijë euro.

Në ceremoninë e përurimit të terreneve të tenisit mori pjesë Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e shoqëruar me zëvendësministrat Halil Matoshi e Qazim Rrahmani, bashkë me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe Kryetarin e Federatës së Tenisit të Kosovës, Mejdi Rexhepi.

Me këtë rast, ministrja tha se, ky investim është i rëndësishëm për tenistët e tenistet e  Ferizajt dhe në përgjithësi të Kosovës, ngase tashmë ky sport është i ndërkombëtarizuar dhe se në Kosovë po zhvillohen edhe gara ndërkombëtare, siç ishte rasti i garave evropiane që janë mbajtur javën e kaluar në Pejë, në tenis.

“Shumë të lumtur që sot njëkohësisht përuruam kompleksin e fushave të tenisit, investim kapital i MKRS-së, respektivisht i Qeverisë së Kosovës me rreth 100 mijë euro. Kemi tenistë të talentuar dhe me këtë investim të ministrisë u kemi krijuar hapësirë këtyre sportistëve që të kultivojnë talentin e tyre”, u shpreh mes tjerash ministrja.

Po ashtu, ministrja Dumoshi e kryetari Aliu, bashkë me aktorët e teatrit të qytetit, vunë gurthemelin e Qendrës Multifunksionale, objekt unik në të cilin do të përfshihen pallati i kulturës, galeria e artit, teatri dhe muzeu i këtij qyteti, projekt në të cilin do të investojë edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministrja e Kulturës Rinisë e Sportit, tregoi se MKRS është e pranishme me shumë projekte në këtë komunë, ndaj në kuadër të vizitës sotme në Ferziaj, ajo qëndroi edhe palestrën e sporteve "Bill Klinton" për të parë nga afër cilat janë nevojat dhe hapësirat për përmirësim.

Ndërsa, kryetari Aliu, e falënderoi ministren dhe stafin e MKRS-së për vizitën dhe u shpreh se investimet që po realizon MKRS-ja në Ferizaj janë të rëndësishme, po e shndërrojnë këtë komunë në njërën prej komunave më transformuese në Kosovës, me ritmet më të larta zhvillimore. “Ferizaj po plotësohet me objekte të reja të sportit e të kulturës, të cilat i kanë munguar më parë”, tha ndër të tjera kryetari Aliu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Banka Qendrore e Kosovës mbanë konferencë për shtyp. (Objekti i BQK-së, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)