20 Prill 2024

Patrik Schick transferohet tek Bayer Leverkusen

Romë, 9 shtator - Roma ka bërë të ditur se Patrik Schick është transferuar me titull përfundimtar të Bayern Leverkuseni.

Sulmuesi çek kalon te klubi gjerman për një shumë fikse prej 26.5 milionë eurosh.

Në rast se në ta ardhmen “aspirinat” do të vendosin ta shesin, atëherë verdhekuqtë do të përfitojnë 10% të shumës.

Schick, mbërriti në kryeqytetin italian në verën e vitit 2017, ai bëri 58 paraqitje për verdhekuqtë dhe shënoi tetë gola në total.

Në verën e vitit 2019 ai u transferua në huazim te Leipzigu, duke shënuar 10 gola në 28 ndeshje. Klubi i uron lojtarit fatin në aventurën e re në Bundesligë.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)