24 Korrik 2021

Pato e Seedorf të pranishëm në Old Trafford

Milano, 9  mars - Alexandre Pato dhe Clarence Seedorf janë në listën e lojtarëve të Milanit që do të jenë të pranishëm në Old Trafford për ta zhvilluar ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi brazilian ka qenë në dyshim për të luajtur të mërkurën mbrëma, si pasojë e një lëndimi. Mirëpo, sipas mediave italiane, stafi mjekësor i Rossonerëve ka dhënë dritën e gjelbër që Pato të udhëtojë në Angli.
Megjithatë, mbetet të vendoset nëse 20-vjeçari do të luajë nga minuta e parë, apo do të qëndrojë në bankën rezervë.

Krahas Patos, në ekipin e Leonardos është përfshirë edhe Clarence Seedorf, i cili si pasojë e lëndimit ka munguar në ndeshjet e fundit.

Për t’u kualifikuar në çerekfinale, Milani duhet ta përmbysë rezultat prej 3-2 që e pësoi në San Siro nga Manchester United.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)