01 Dhjetor 2021

Pandemia i kushtoi Tottenhamit një humbje prej 95 milionë euro

Londër, 24 nëntor - Sezoni 2020/2021, i luajtur me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë së Covid-19, i kushtoi klubit të Tottenhamit një humbje prej 80.2 milionë stërlinash apo 95 milionë euro.

Të ardhurat nga shitja e biletave gjatë këtij sezoni arritën në vetëm 1.9 milionë stërlina (2.3 milionë €), nga 94.5 milionë (112.3 milion €) që ishin një vit më pare.

Humbjet ishin është më të mëdha për shkak të anulimit të ngjarjeve të tjera të rëndësishme në “Tottenham Hotspur Stadium” si koncerte, ngjarje të tjera sportive etj. Kujtojmë që ky impiant modern, nga më spektakolarët në botë, ka një kapacitet prej 63 mijë vendesh dhe ndërtimi i tij ka kushtuar 1.4 miliardë euro.

“Rezultatet e publikuara për vitin fiskal që përfundon më 30 qershor 2021 pasqyrojnë periudhën e vështirë të pandemisë dhe kohën jashtëzakonisht të pafavorshme, e cila përkoi me hapjen e stadiumit në prill 2019”, – tha presidenti Daniel Levy.

Rritje e të ardhurave të lidhura me të drejtat televizive kontribuoi në zbutjen e lehtë të rënies së përgjithshme të të ardhurave, të cilat arritën në 430 milionë euro, krahasuar me 478 milionë një vit më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2021 - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe OJQ Të Drejtat e Grave organizojnë diskutimin për manipulimin mendor dhe keqtrajtimin psikologjik si elemente të dhunës në familje. (Hoteli Emerald, ora 9:45)
    
- Bëhet betimi i kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe nënshkruhen deklaratat  solemne për marrjen e detyrës nga anëtarët e Kuvendit të komunës. (Salla e Kuvendit të komunës në Deçan, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku do të bëjnë betimin anëtarët e Kuvendit dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 10:00)
    
- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për shkak të mos aprovimit të kërkesave për lirim të masave. (Te ish-Rilindja, kompleksi III nr. 42, ora 12:00)
    
- Grupi Parlamentar i AAK-së, në Kuvendin e Kosovës mban tryezën me temën: Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekononomik. (Salla N – 506, ora 13:00)
    
- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime (SIT), bën lansimin e platformës: Ofrimi i shërbimeve online dhe fizikisht për kryerësit e veprave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora 14:00)

- Galeria 17 me mbështetjen nga Swiss Cooperation Office në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës organizojnë ngjarjen Dinner party/ Make me coffee make me a sandwich, në kuadër të ekspozitës së kuruar nga Natalija Vujošević. (Galeria 17 rruga Henrik Bariç, nr.10, ora 18:00)

- Mbahet hapja zyrtare e edicionit të dytë të Festivalit “Art Without Limit International Film Festival”. (Kino Armata, ora 18:00)

- Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës organizojnë hapjen e ekspozitës vjetore të anëtarëve të Asociacionit të artistëve vizual të Kosovës. (Galeria e Artëve të Kosovës, ora 19:00)