29 Janar 2023

Pandemia godet buxhetin e klubeve të Premier Ligës angleze

Londër, 11 qershor - Klubet që luajnë në Premier Ligën angleze do të kenë humbje të mëdha të të ardhurave për shkak të koronavirusit.

Sipas hulumtimit të kompanisë "Deloitte", pritet që 20 ekipe nga Premier Liga të mbeten pa të ardhura prej rreth 1 miliard funta në sezonin 2019-20.

Hulumtimi tregon se 20 klube realizuan të ardhura në total prej 5.2 miliardë funtash sezonin e kaluar, që është 7 për qind më shumë se sezonin e kaluar.

Megjithatë, këtë vit, për shkak të pandemisë së COVID-19, ligat e futbollit në Angli u pezulluan në mars, ndërkaq 92 ndeshjet e mbetura do të luhen pa tifozë, e cila do të lë pasoja të mëdha ekonomike për shumë klube.

Manchester United muajin e kaluar deklaroi se pandemia i ka kushtur 28 milionë funta ndërsa pret që humbjet përfundimtare të jenë edhe më të larta.

Premier Liga u pezullua më 13 mars për shkak të pandemisë globale të COVID-19. Kompetecioni do të vazhdojë më 17 qershor pa praninë e spektatorëve, ndërsa ndeshjet e para do të luhen në mes Aston Villas dhe Sheffield Unitedit në orën 19:00 ndërsa ndeshja Manchester City dhe Arsenal në ora 21:15.

Në kohën e ndërprerjes së sezonit, lider në tabelë ishte Liverpooli me 82 pikë, madje 25 pikë më shumë se Manchester City në pozitën e dytë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)