17 Shtator 2021

Notarët shpresojnë rezultate të mira në Kampionatin Evropian

Prishtinë, 14 maj - Federata e Notit të Kosovës (FNK) ka zhvilluar sot një takim me notarët e Kosovës, të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian që zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Në Kampionatin Evropian, dje ka zhvilluar garën e tij edhe notari ynë Art Krasniqi në kategorinë e hapur deri në 10 metra, ku ka zënë vendin e 30-të.

Me rast të takimit të sotëm, presidenti i (FNK) Astrit Haliti tregoi që Kosova do të përfaqësohet nga tetë sportistë, katër vajza dhe katër meshkuj, dhe synimi i tyre do të jetë paraqitja sa më e mirë, dhe të zënë vende më të mirë në ranglistë.

“Ajo çka presim nga ky kampionat, normalisht që jemi në një numër më të madh të sportistëve, domethënë janë katër vajza dhe katër djem, është që të ketë paraqitje sa më të mirë, normalisht përmirësim të rekordeve të Republikës së Kosovës dhe renditje sa ma lartë që të jetë e mundur nga ky kampionat”, tha Haliti.

Pas tij, fjalën mori edhe Ardian Hamiti, trajner i përfaqësueses së notit tregoi edhe pritjet që ka nga ky kampionat.

“Na e dimë potencialin tonë, presim me i përmirësuar rezultatet personale, gara është jashtëzakonisht e fortë, realisht nuk është që presim ndonjë plasman të lartë, krejt çka presim prej sportistëve është të japin performancën më të mirë prej vetës, edhe me i përmirësua rezultatet personale”, tha Hamiti.

Kosova do të përfaqësohet nga gjashtë sportistë në Kampionatin e Notit.

Arti Krasniqi zhvilloi garën e tij dje, ku zuri vendin e 30, ndërsa nesër do të udhëtojnë për në Budapest edhe shtatë përfaqësues të tjerë që të zhvillojnë garat e tyre në kategoritë përkatëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Shtator 2021 - Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajčák. (Kabineti i Presidentes, ora 10:10 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Deçanit organizon promovimin e librit  “Krimet serbe në Kosovë” nga autori  Prof. Adem Lushaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 10:00)

- Nen përcjelljen e Forces së Sigurisë se Kosovës mbahet ceremonine e rivarrimit te dëshmorit Mehmetali Behluli. (Kompleksi i Varrezave te Dëshmoreve në Gjilan, ora 11:00)

- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston para ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me nxjerrjen e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë. (Para ministrisë së Shëndetësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin "Dita pa Makina" të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. (Sheshi i Dëshmorëve, ora 14:00)

- Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren.do të bëj prezantimin e kandidatëve për asamblistë. (Hapësirat e Lidhjes së Prizrenit, ora 18:00)