24 Shtator 2021

MKRS pret që në Viti projektet në sport të kryhen sa më shpejt

Viti, 21 korrik - Në kuadër të vizitës së sotme në Komunën e Vitisë, ministrja Vlora Dumoshi, pa nga afër punimet që po zhvillohen në palestrën e sportit në Viti dhe në stadiumin e qytetit.

“Palestra e sportit është një projekt që i është dashur shumë qytetit të Vitisë për të krijuar hapësirën e nevojshme për sportistët që ka kjo komunë. Është një investim i ministrisë në vlerë prej 1 milion e 500 mijë euro."

"U njoftova nga kryetari për mbarëvajtjen e projektit dhe zhvillimin e punimeve. Presim që të intensifikohet dinamika dhe projekti të përfundojë sa më shpejt”, veçoi ministrja në vizitën që iu bë palestrës.

Ndërsa, në inspektimin që i është për punëve në stadiumin e qytetit të Vitisë, ministrja tha se me vizitat që po bëjmë në komunat e Kosovës pa dallim, po përcjellim për së afërmi zhvillimin dhe cilësinë e punimeve që po kryhen në investimet që ministria po realizon.

“Për këtë vit, për stadium, ministria ka ndarë 400 mijë euro. Kemi kërkuar që tribunat të ndryshohen dhe punëkryesi do ta ketë parasysh këtë kërkesë. Zhveshtoret veçse janë përfunduar së ndërtuari. Stadiumi tani është në fazën e drenazhimit."

"Vitia ka ekipin e saj të futbollit i cili po zhvillon garat në Ligën e Parë të Kosovës dhe i dëshirojmë suksese ekipit dhe urojmë që ky stadium të kryhet sa më shpejt”, sqaroi ministrja Dumoshi.

Ndërkaq, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, e falënderoi ministren dhe MKRS-në për tërë mbështetjen që po japin për komunën që ai udhëheq.

Ai konfirmoi se projektet janë më së të nevojshme në plotësimin e kërkesave që qytetarët e kësaj komune kanë. Haliti tha se MKRS-ja dhe Komuna e Vitisë kanë një bashkëpunim shumë të frytshëm i cili përkthehet në dobi dhe në interes të qytetarëve të Komunës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)