19 Tetor 2021

MKRS nënshkruan katër memorandume bashkëpunimi me komunën e Skenderajt

Prishtinë, 6 maj - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kanë nënshkruar sot katër memorandume bashkëpunimi konkretisht bëhet fjalë për projektin “Ndërtimi i Palestrës së Sporteve në Skenderaj’’, projekt ky që do të implementohet gjatë vitit 2020, projekti “Ndërtimi i Fushës Sportive në fshatin Polac të Skenderajt”, gjithashtu ky projekt do të  implementohet gjatë vitit 2020. “Ndërtimi i Tribunave, Rrethojës dhe shtrimi i Zhavorit në Stadiumin e Skenderajt’’, projekt ky që do të implementohet gjatë viteve 2020/2021/2022, si dhe projektin  “Rinovimi i kulmit të Shtëpisë së Kulturës Hasan Prishtina në Skënderaj”, që do të implementohet gjatë vitit 2020.

Në bazë të memorandumeve ministria merr përsipër ta përkrahë financiarisht komunën e Skenderajt, ndërkaq komuna bashkë me MKRS-në do të kujdesen për implementimin e projektit.

Në takimin e zhvilluar mes ministres Dumoshi dhe kryetarit të Skenderajit Jashari, u bisedua edhe për projektet tjera që do të implementohen në këtë komunë.

Ministrja Dumoshi gjatë takimi tha se gjatë kësaj kohe jemi munduar që të  nënshkruaj memorandume të rëndësishme me të gjitha komunat e Kosovës në mënyrë që të ju krijojmë lehtësira komunave që t’i realizojnë projektet që i kanë planifikuar.

Nga të dyja palët gjatë takimi u tha se investimet në sport dhe në kulturë nëpërmjet këtyre katër projekteve të madha kane rëndësi të veçantë dhe kontribuojnë në zhvillimin e kulturës  dhe sportit në këtë qytet, si dhe synojnë zhvillimin infrastrukturorë në fushën e kulturës dhe sportit.

Ndërkaq, kryetari Jashari e falënderoi ministren Dumoshi për përkrahjen ndaj komunës në këtë kohë të vështirë pandemie dhe tha se këto memorandume të cilat u nënshkruan sot janë shumë të rëndësishme për komunën dhe qytetin që ai udhëheq.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)