28 Mars 2024

Milan, Leonardo optimist për titullin

Milano, 24 mars - Milan nuk ka arritur të kalojë Interin në renditje, pas barazimit me Napolin, por tekniku i kuqezinjve, Leonardo, ka besim se skuadra e tij do të arrijë të fitojë titullin kampion.

Gara në Serinë A është futur tashmë në fazën më të nxehtë me Milan vetëem një pikë larg rivalëve të qytetit dhe Romën, katër pikë larg, por me ndeshjen direkte me Inter për të luajtur.

Inter ka në fakt një ndeshje të lehtë në San Siro, kundër Livornos së vendit të fundit, ndërkohë që Milan, do të udhëtojë drejt Parmës.

Tekniku brazilian ka bërë të ditur se pret më shumë nga skuadra e tij, për të arritur misionin. \"ndryshimet vijnë hap pas hapi sepse në shumicën e kohës ne luajmë në gjysëmfushën e kundërshtarëve, që mbrohen me shumë forca.

Duhet të bëjmë më shumë për të grumbulluar maksimumin e pikëve, në mënyrë që të shpresojmë kalimin në vendin e parë\" u shpreh Leonardo.

Milan ka rikuperuar 8 pikë ndaj skuadrës së Jose Mourinho që nga shkurti, ndërsa për transfertën me dukalët, kuqezinjtë besojnë në formën e mirë të Ronaldinhos, që megjithatë është ende larg nga kohët e arta të Barcelonës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)