28 Mars 2024

Mesi, nuk beson se ka shënuar më shume gola se Drogba

Buenes Aires, 27 mars - Futbollisti argjentinas, Lionel Mesi, është duke kaluar në një formë të shkëlqyer në këtë edicion, e cila veçmas ka të bëjë me aftësitë e tij për të shënuar gola.…

Në ndeshjen e fundit kundër Osasunës (2:0) nuk shënoi gola, që ishte ndeshja e parë e tij që nuk e gjeti rrugën e golit, pas katër ndeshjeve radhazi.

Mesi deri më tash ka shënuar 34 gola në të gjitha garat dhe momentalisht lufton me Uejn Runin për “Këpucën e artë” evropiane. Ylli i Mançester Junajtedit ka shënuar një gol më pak (33). “Do të ishte mrekulli sikur e fitoj këtë çmim.

‘Këpuca e artë’ është një trofe prestigjioz dhe për mua do të vlente shumë”, ka thënë Mesi, duke shtuar: “E kam shikuar renditjen e golashënuesve dhe kam mbetur i habitur kur kam parë që kam shënuar më shumë gola se sa Didie Drogba. Ky është një bilanc i pabesueshëm, i cili më motivon edhe më shumë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)