19 Prill 2024

Me renovimin e stadiumit po kompletohet infrastruktura sportive në Gjakovë

Gjakovë, 28 janar - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, vizitoi stadiumin e Qytetit të Gjakovës, për të parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në renovimin e këtij stadiumi.

Kryeministri Hoti tha se ndihet mirë që ky projekt po kompletohet dhe po vazhdojnë punimet në renovimin e stadiumit që i përket kategorisë së katërt për lojë ndërkombëtare dhe që i jepë​ gjallëri qytetit të Gjakovës.

"Besoj se me këtë infrastrukturë dhe një rrjet të tërë të infrastrukturës të fushave të tenisit dhe objekteve të tjera që janë në përfundim, po kompletohet e tërë infrastruktura sportive jo vetëm për qytetin e Gjakovës, por për tërë këtë rajonin" tha kryeministri Hoti.

Në këtë aktivitet kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)