29 Mars 2024

Mbyllen Lojërat Olimpikle Dimërore në Vankuver

Vankuver, 1 Mars - Me një ceremoni spektakolare përfunduan Lojërat e 21-a Olimpike Dimërore. Para 60.000 shikuesve në stadiumin e mbushur plot "BC Place Stadium" të Vankuverit u shua në orën 4 sipas orës së Evropës Qendrore flaka olimpike.

Pak minuta më parë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge, i kishte shpallur lojërat zyrtarisht të përfunduara.

Në të njëjtën kohë ai i bëri thirrje rinisë së botës që të takohet pas katër vitesh për Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë.

Medaljen e fundit të artë të lojërave të 2010-ës e fitoi mbrëmë ekipi i hokejit i vendit mikpritës, Kanadasë, i cili mundi në finale SHBA-në.

Në renditjen e medaljeve Gjermania zuri vendin e dytë me gjithsej 10 medalje ari, 13 argjendi dhe 7 bronzi. Para saj doli Kanadaja, e treta ishte SHBA-ja.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)