27 Nëntor 2022

Mbyllen Lojërat Olimpike të Tokios

Tokio, 8 gusht - Në Tokio u mbyllën të dielën Lojërat Olimpike verore. Në ceremoninë e mbylljes, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach deklaroi përmbylljen e Lojërave. Garat e ardhshme olimpike verore do të zhvillohen në Paris në 2024.

Ashtu si gjatë garave, edhe gjatë ceremonisë së mbylljes së Lojërave, stolat e stadiumit kryesor ishin bosh si rezultat i pandemisë. Flaka olimpike u shua, ndërkohë që shpërthyen me zhurmë fishekzjarret.

Në ditën e fundit të garave, ekipi amerikan fitoi tre medalje të arta, duke arritur në total 39 medalje të arta, pasuar nga Kina me 38 medalje të arta.

Edhe në total Amerika kryeson nga numri i medaljeve, pasuar nga Kina dhe në vend të tretë ekipi olimpik rus.

Olimpiket e Tokios patën një rrugëtim të vështirë që shpesh herë vuri në pikëpyetje fatin e tyre. Pas anulimit të garave vjet, ndërkohë që pandemia kishte përfshirë mbarë globin, këtë vit pati rezistencë të fortë si nga politikanë, ashtu edhe nga popullata në Japoni, nën shqetësimet se një grumbullim i tillë do të shtonte rastet e COVID-it.

Megjithë masat e forta që shoqëruan këtë aktivitet, rastet e COVID-it në Japoni janë rritur ndjeshëm në javët e fundit dhe shumë fajësojnë Olimpiket për të këtë situatë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)