24 Korrik 2021

Mbi dy milion bileta të shitura për KB “Afrika e Jugut 2010”

Johanesburg, 20 shkurt - Edhe pse deri në fillim të botërorit “Afrika e Jugut 2010”, ka edhe më pak se katër muaj, që tani janë shitur më shumë se dy milionë bileta. Megjithatë ka ende bileta të pa shitura për evenimentin më të madh të futbollit që fillon në qershor.

Organizatorët e këtij evenimenti thanë se periudha e shitjes së biletave do të vazhdojë deri në maj, dhe se gjithë tifozëve të futbollit përmes internetit do të ju jepet mundësia që të njoftohen me çmimet e biletave.

Një fakt interesant është se një biletë për të parë një ndeshje të skuadrave favorite për të fituar titullin botëror, si p.sh Gjermania kap vlerën prej 2328 dollarë, ndërsa për të ndjekur të gjitha ndeshjet në fazën e grupit të kombëtares së Ganës, një tifoz duhet ndarë 4.000 dollarë.

Organizatorët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka me qëllim që të vazhdojnë me trendin si nikoqir të mirë, pasi në këtë kontinent deri më tani janë zhvilluar Kupa e Botës për futbollistë deri 20 vjet, që u mbajt në Egjipt si dhe ajo deri më 17 vjet, që u organizua në Nigeri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)