23 Shtator 2021

Mauricio Pochettino emërohet trajner i ri i PSG-së

Paris, 2 janar - Klubi francez i futbollit PSG konfirmoi sot se Mauricio Pochettino është shefi i ri i stafit profesional.

"Mirë se vjen, Mauricio Pochettino", thuhet në një postim të shkurtë në llogarinë zyrtare të klubit në Twitter.

Pochettino është trajner argjentinas dhe ish-futbollist i lindur në vitin 1972. Angazhimi i tij i fundit ishte në stolin e Tottenham Hotspur, të cilin ai e udhëhoqi në vitet 2014-2019. Pas një pauzë një vjeçare, argjentinasi do të ulet në stolin e klubit të Parisit, prej ku më herët u shkarkua Thomas Tuchel.

Gjatë karrierës së tij si lojtar, Pochettino kishte veshur fanellën e PSG-së në vitet 2001-2003.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)