24 Shtator 2021

Masivizimi i të rinjve në sport, objektiv i MKRS-së

Prishtinë, 14 janar - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur përfaqësueset e klubit të shahut të femrave “Malësorja e Kosovës”, të kryesuar nga Shehrije Gërbeshi, në një takim në të cilin u fol për një varg çështjesh, duke veçuar nevojën e futjes së sportit shahut në kurrikulat shkollore, ndër të tjera.

Përfaqësueset e “Malësorja e Kosovës” e njoftuan ministren për historikun e klubit i cili është i vetmi i këtij lloji në Kosovë, ku anëtaret dhe shahistet janë të gjinisë femërore.

Gërbeshi tregoi për sukseset dhe pjesëmarrjen në garat vendore dhe ndërkombëtare. Ajo e informoi ministren për shtrirjen garave të klubit në 6 komuna të vendit dhe synimi i tyre është që ta promovojnë dhe shtrijnë këtë aktivitet sportiv në tërë territori e Kosovës ashtu që të ketë një masivizim të sportit të shahut tek gjinia femërore.

“Ne kemi zhvilluar takime me shumë përfaqësues institucionesh dhe kemi kërkuar që shahu të futet si disiplinë shkollore”, theksoi Gërbeshi.

Ndërkaq, ministrja Dumoshi, e mirëpriti iniciativën dhe sukseset e klubit. Ajo i tregoi përfaqësueseve të klubit të shahut për përkrahjen që jep MKRS-ja për sektorët që mbulon, veçanërisht për sportit, ku veçoi ndihmën prej 1.5 milion euro nga fondi emergjent vetëm për sportin dhe këto mjete financiare nëpërmjet federatave u janë shpërndarë klubeve dhe sportistëve.

“Më vjen mirë kur shoh këto të reja që merren me sport dhe jemi dëshmitarë që vajzat tona po na përfaqësojnë denjësisht në sport dhe ne si ministri me mundësitë dhe kapacitetet tona po e përkrahim sportin në bazë të prioriteteve programore që kemi si ministri. Objektiv i ynë është që të rinjtë të përqafojnë sportin dhe të merren sa më shumë me aktivitete sportive”, tha mes tjerash ministrja, duke shtuar se fokusi i saj por edhe i ministrisë është tek të rinjtë dhe se shteti është krijues i mundësive që ata të merren me sport.

Ministrja po ashtu përmendi se për shkak të pandemisë e ka pamundësuar bashkërendimin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm me Ministrinë e Arsimit që shahu të futet si lëndë e veçantë në kurrikulat shkollore ashtu siç e parasheh edhe rekomandimi i Bashkimit Evropian që shahu të futet si lëndë në tërë shkollat e Evropës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)