29 Mars 2024

Mancini: Punoj 18 orë në ditë

Mançester, 5 mars - Roberto Mancini thotë se ai punon nga 18 orë në ditë me qëllim që t’i arrijë qëllimet me Manchester Cityn.

Qëllimi i Cityt për këtë sezon në Manchester City është plasimi në një pozitë e cila çon në Ligën e Kampionëve dhe shanset janë reale nëse qytetarët vazhdojnë të fitojnë.

“Jam ftuar dhe është kërkuar nga unë t’i sjell sukses Manchester Cityt në Ligë Premier dhe këtu punoj nga 18 orë në ditë për ta arritur këtë qëllim.

“Kam fituar gjithkund ku kam qenë dhe City po ashtu do të fitojë. Më mungon ca familja e cila qëndron në Bologna. Por ata do të më bashkohen gjatë verës.

Për momentin mendoj vetëm për Cityn dhe këtu do të jem edhe disa vite”, ka thënë Mancini.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)