24 Korrik 2021

Mançester siti dëshiron dyshen e realit, Higuain & Gago

Mançester , 14 mars - Mançester Siti planifikon që në afatin kalimtar të verës, ti bëjë një ofertë prej 50 milionë euro drejtuesve të Realit për shërbimet e dyshes, Gonzalo Higuain dhe Fernando Gago, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Skuadra angleze e Sitit gjatë dimrit ishte shumë afër transferimit të Gagos por në çastet e fundit transferimi dështoi.

Dy argjentinasit Higuain dhe Gago te skuadra spanjolle e  Realit erdhën në vitin 2006 për një shifër totale prej 33.5 milionë eurosh. Higuain erdhi nga River Plate, ndërsa Gago nga Boca Juniors.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)