26 Shtator 2021

Lojrat Olimpike të Tokios do të mbahen pa spektatorë

Tokio, 9 korrik - Lojërat Olimpike të Tokios që pritet të nisin brenda dy javësh, pas një shtyrjeje për shkak të pandemisë, do të mbahen pa spektatorë tha Guvernatorja e Tokios Yuriko Koike pas takimit me Komitetin Ndërkombëtar Olimpik dhe organizatorët japonezë.

Ndalimi erdhi disa orë pas shpalljes së një gjendjeje të jashtëzakonshme në kryeqytet duke filluar nga e hëna, nga kryeministri japonez Yoshihide Suga për të frenuar rritjen e rasteve me COVID-19.

Dy vendimet i kanë kthyer Lojrat Olimpike në aktivitete televizive.

"Shumë vetë po prisnin me padurim t’i shihnin lojrat në arenat sportive, por unë do të doja që të gjithë të kënaqeshin duke i parë ato nga shtëpia në televizion," tha zonja Koike pas takimit.

Spektatorët nga jashtë vendit ishin ndaluar muaj më parë.

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach mbërriti në Tokio të enjten vetëm disa orë para se të njoftoheshin masat e reja. Ai do të kalojë tre ditë në vetëizolim në hotelin me pesë yje që strehon anëtarët e Komitetit Olimpik.

Zoti Suga tha se gjendja e jashtëzakonshme do të hynte në fuqi të hënën dhe do të zgjaste deri më 22 gusht. Kjo do të thotë që Lojërat Olimpike, që hapen më 23 korrik dhe vazhdojnë deri më 8 gusht, do të mbahen plotësisht nën masa emergjente. Lojërat Paraolimpike hapen më 24 Gusht.

"Duke marrë në konsideratë ndikimin e varianit Delta dhe për të parandaluar përhapjen e infeksioneve në të gjithë vendin, na duhet të rritim masat e frenimit," tha zoti Suga.

Do të ketë disa përjashtime të kufizuara për ndalimin e spektatorëve, përfshirë disa nga garat jashtë qytetit të Tokios.

Japonia është prapa disa vendeve përsa i takon vaksinimit. Sipas agjencisë Reuters, vetëm një e katërta e popullsisë së vendit ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjofca, bën homazhe në Abri të Epërme, në 23-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në këtë fshat. (Abri e Epërme, ora 14:30)